

Telefonata e banorëve në një lagje të Tiranës, ka bërë të mundur arrestimin e një grabitësi që po tentonte të vidhte në banesën e një të moshuari.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Siri Kodra”, ku falë ndërhyrjes së shpejtë është arrestuar 27-vjeçari me iniciale E.M.
Ky shtetas sipas policisë, ka qenë i dënuar më parë për vjedhje me dhunë.
Njoftimi:
Parandalohet vjedhja e një banese, arrestohet në flagrancë një shtetas, falë telefonatave nga qytetarët dhe reagimit në kohë të Policisë.
Specialistët për Hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, falë bashkëpunimit me qytetarët, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 27 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë, pasi në rrugën “Siri Kodra’’ u kap duke tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit H. A., 63 vjeç.
Ky shtetas, në përpjekje për t’u larguar, ka goditur shtetasin H. A, duke i shkaktuar dëmtime të lehta, por ska mundur të largohet pasi në afërsi të banesës është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë.
Shtetasi E. M ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” në Itali dhe ”Vjedhja, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë, si dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në Qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Ekspertja e PD: Do ta kthejmë Shqipërinë nyje për rajonin, investimet do të rriten deri në 150%!
“Çkapja e shtetit është nevojë ulëritëse për të ardhmen europiane të Shqipërisë”, Meta: Demokracia është kontrolli i sovranit mbi të zgjedhurit dhe jo…
Bardhi me të rinjtë në Elbasan: Votuesit për herë të parë kanë në dorë Shqipërinë
Palmer: Interesat e SHBA-ve në Ballkan të qëndrueshme, strategjia ka mbetur e pandryshuar
Sekuestrohet një sasi rekord prej 23 tonësh kokainë
Këlliçi: Policia nuk e gjobit Spiropalin, sepse ajo na mbush me gaz dhe hare!
Vrau teknikun e kondicionerit, Prokuroria e Tiranës kërkon 21 vjet burg për Griseldo Kusin
Manovra të rrezikshme në rrugë me makinë, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë
Lini nje Koment