X

“S’kemi më moshë për të ndërtuar shtëpi”/ Të moshuarit në Bubq apel shtetit mes lotësh: Duam një strehë, uji na futet brenda, na ka lagur rrobat

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëme të mëdha në banesën e familjes Xhaferri në Bubq, e cila tashmë është e pabanueshme. Kryefamiljari Xhemali 65 vjeç dhe e zonja e shtëpisë Sanija 64 vjeç, shprehen se po jetojnë në kushte të vështira dhe se askush nuk është kujtuar për t’i ndihmuar, ndërsa kryefamiljari tregon se nuk u është ofruar asnjë ndihmë deri më tani dhe gjithçka po e përballojnë me pensionin e tyre të kooperativës.

“Është shumë e vështirë. Kërkojmë ndihmë. Ishalla vë dorë shteti. Ne nuk kemi më moshë për të ndërtuar shtëpinë, na kanë thënë që është e pabanueshme, por nuk po shohim asgjë. Nuk jemi në gjendje për të ndërtuar”, thonë mes lotësh të moshuarit.

Prej 26 nëntorit familja me 6 anëtarë jeton në çadër, ku i ftohti dhe lagështira e vështirëson më tej jetesën e tyre.

“Shumë e vështirë, uji ka hyrë brenda, na janë lagur të gjithë rrobat”, tregon e moshuara.

Mes lotësh 64-vjeçarja i bën apel shtetit që të paktën t’u siguroje një strehë për të futur kokën.

“I lutem shtetit ishalla vë dorën në zemër, të mos na lënë në këtë situatë. Duam diçka sa të fusim kokën, mos na lenë në këtë situatë, të mos flemë në çadër”, thotë e moshuara Sanije Xhaferri.

Bubqi është një nga zonat ku tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëme të mëdha dhe dhjetëra familje jetojnë në çadra, pasi shtëpitë e tyre janë të pabanueshme./ ABC News

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Albana Vokshi: Mashtrimi i Ramës me depolitizimin e arsimit!

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, përmes një mesazhi në rrjetet sociale denoncon, sipas saj, "mashtrimin e Ramës me depolitizimin...

Close