X

‘I kërkova që të rregullonte varrin e nënës time’, pendohet vrasësi i tregtarit të bananeve: Nuk doja t’i merrja jetën

Pak orë pasi vrau bashkëfshatarin e tij Dashnor Osmani në Korçë, autori krimit është rrëfyer para oficerëve të policisë.

Pasi ka pranuar autorësinë e krimit, Zamir Topi dëshmoi para grupit hetimor se shkak për ketë ngjarje u bë sherri që kanë patur më parë me viktimën, që sipas tij i kishte dëmtuar varrin e nënës.

Sipas tij varri i nënës, ndodhej pranë varrit të të afërmit të viktimës, ndërsa akuzonte këtë të fundit se i kishte dëmtuar qivurin. Teksa shprehte pendesë për krimin, Topi deklaroi se edhe sot kishte debatuar me viktimën, tegëtar bananesh, ndërsa pasi ishin zënë verbalisht ai e qëlloi në kokë me sëpatë, duke i shkaktuar vdekjen.

“Nuk doja ta vrisja. I kërkova që të rregullonte varrin e nënës time, pasi ishte dëmtuar ngaqë aty afër ishte dhe varri i të afërmit të tij. Por ai nuk pranoi. Jam penduar shumë”, tha autori në polici.
Ka dyshime se autori vuan nga çrregullime mendore.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Reportazhi i RAI-t për kanabisin ‘turp gazetaresk’ për Ramën / Spaho: Turp të kesh ti, e ke kthyer vendin në kazan droge

"Turp të kesh ti që e ke kthyer vendin tënd në kazan droge që na tregojnë të gjithë me gisht”....

Close