X

Epike nga Olti Curri/ Edhe 100! Mos ngatërroni Kadarenë me Fevzon

Ismail Kadare një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të kohës, mbush sot 84 vjeç.

Ditëlindja e Kadaresë është nuk është një datë e shënuar vetëm për lexuesit shqiptarë që krenohen me të, por edhe për lexuesit e gjuhëve të tjera në botë, pasi letërsia e tij është përkthyer në më shumë se 45-së gjuhë.

Kadare ka qenë disa herë kandidat për çmimin “Nobel” në letërsi dhe së fundmi ka marrë dekoratën më të lartë franceze, si ‘Komandant i Legjionit të Nderit’.

Ndër shumë të tjerë, nuë urim për ditëlindjen e shkrimtarit të njohur shqitar e ka bërë sot edhe Olti Curri, i cili për ilustrim ka publikuar edhe një fotografit të Ismail Kadaresë, në të cilën shfaqet me gazetarin Blendi Fevziu.

Por urimin e tij Olti e ka shoqëruar edhe me një sqarim paksa ironik, pasi ka dashur t’u dalë përpara keqkuptive, duke sqaruar se cili ishte shkrimtari mes dy personazheve në foto.

“Shkrimtari i famshem shqiptar dhe me i perkthyeri ne gjuhe te ndryshme te botes sot ka ditelindjen. Urimet me te mira

P.S. Shkrimtari eshte personi me kapele dhe syze ne foto…”, ka shkruar Olti në postimin e tij në rrjetet sociale.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Transformojnë flamurin kinez në ‘Koronavirus’, nisin tensionet mes Kinës dhe Danimarkës

Gazeta e njohur daneze ‘Jyllands-Posten’ në faqen e parë ka publikuar flamurin kinez, por me një ndryshim të dukshëm e...

Close