X

Albana Vokshi: Mashtrimi i Ramës me depolitizimin e arsimit!

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, përmes një mesazhi në rrjetet sociale denoncon, sipas saj, “mashtrimin e Ramës me depolitizimin e arsimit”.

Mesazhi i plotë

Mashtrimi i Ramës me depolitizimin e arsimit!

Kryeministri Rama dhe atëherë ministre Lindita Nikolla u përbetuan se do të depolitizonin arsimin.

Por emërimet vijojnë të jenë super politike. Dy rastet e fundit janë:

1. Ish deputetja e PS Allhysa, pasi ndenji në drejtimin e ZVA Durrës, tani pret të marrë të njëjtën detyrë në ZVA Tiranë.

2. Ndërkaq në Dibër edhe pse drejtuesja aktuale e ZVA, Brikena Dani është skualufikuar nga gara për drejtimin e ketij institucioni (shihni listat më poshtë) vijon detyrën vetëm pse është vajza e xhaxhait të deputetes së Peshkopisë Xhembulla.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Lidhje të shkurtra: Sindikatat vjelin miliona nga ‘kontratat kolektive’ me shtetin

Sindikatat shqiptare i kanë kthyer kontratat kolektive në një mjet për të mbledhur kuotat e anëtarësisë direkt nga institucionet buxhetore...

Close