X

VIDEO/ Wuhan: Spitali i ri do të përfundojë punimet në një kohë rekord prej 10 ditësh

Një spital i ri në qytetin kinez Wuhan tashmë ka filluar të marrë formë vetëm 4 ditë mbas nisjes së ndërtimeve. Ky spital është planifikuar të përfundojë në një total prej 10 ditësh për të ndihmuar në kurimin e virusit vdekjeprurës Coronavirus.

Katër kompani ndërtimi janë duke punuar për të siguruar që spitali – i quajtur Huoshenhan të filloj të pranojë pacientë në datën 3 shkurt, sipas mediave shtetërore.

Spitali është duke u ndërtuar në zonën perëndimore të Wuhan, një nga epiqendrat e virusit që ka infektuar deri më tani mbi 2.400 njerëz dhe është përhapur në më shumë se 10 vende të tjera.

Ky është vetëm një nga spitalet që qeveria kineze po planifikon të ndërtojë. po ashtu qeveria po planifikon të ndërtojë dy në Wuhan, një në qytetin afër Huanggang dhe një tjetër në Zhenzhou në Provincën Qendrore Henan të Kinës. /TPZ.AL/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
“Dua një respekt”/ Skandal, seks në derën e shkollës edhe me të mitur në Kamëz

Një skandal është publikuar mbrëmjen e sotme, ku në qëndër të tij ka një shkollë në Kamëz. Fiks Fare publikoi...

Close