X

VIDEO/ RAI3 nxjerr raportin sekret: Mbjellja e kanabisit në Shqipëri u rrit me 1200%

“Nis sot udhëtimi ynë sot në Shqipëri që është gjithmonë e më shumë në darën e narkotrafikantëve. Vendi në portat e Italisë dhe Europës, është në tratativa për të hyrë në Bashkimin Europian, një shpresë më shumë për shoqërinë civile për tu çliruar nga makthi i kriminalitetit” – thotë spikerja e RAI3 e cila prezanton në këtë mënyrë të fortë një reportazh të përgatitur nga gazetari Valerio Cataldi, që edhe më herët ka trajtuar këto tema.

Sipas reportazhit (VIDEO me poshtë) në Shqipëri kultivimi i kanabisit ka njohur rritje nga viti në vit.

“Është rritur me 1200% ose 12 herë mbjellja e kanabisit”, – thuhet në kronikë që sjell edhe disa foto nga ajri të Guardia di Finanza në një raport të rezervuar të policisë.

“Janë 100 mijë rrënjë të fshehura në fusha të vogla të fshehura në male. Një lloj kanabisi i importuar nga Vietnami, i modifikuar gjenetikisht për të pasur një përqindje të lartë të drogës” – thuhet në kronikë. Aty citohet drejtori i policisë kriminale Tonin Vocaj që u ka thënë gazetarëve se operacioni i nisur në vitin 2014 ka për synim që të shfarosë totalisht kultivimin e drogës.

“Në fakt, bimët e gjetura vitin e kaluar janë më pak se 1 mijë, por tani të dhënat e këtij raporti të ri tregojnë një realitet mjaft të ndryshëm që mbahet ende i rezervuar” – citon gazetari.

“Nëpërmjet këtij trafiku të madh të marijuanës është një nga prodhuesit më të mëdhenj” – thotë Giacomo Cataldi, prokuror i Leçes që shton se “është vënë re një disponibilitet i madh i mafias shqiptare që ka krijuar pasuri të shumta” – thuhet në kronikën e RAI 3.

Edhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, e ka publikuar mbrëmjen e sotme videon, përmes të cilës argumenton se është rritur me 12 herë përqindja e mbjelljes së bimëve narkotike në vend.

Vasili i referohet denoncimit të bërë sipas tij nga media italiane, “RAI 3” që sipas tij mbjellja e drogës është rritur 1200% mbjellja e bimes narkutike në krahasim me një vit më parë.

Ai hedh akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj për të cilët thotë se janë mashtrues kur flasin për drogën ndërsa shton se për të mbajtur pushtetin mbështesin mbjelljen masive të saj.

“Alarm Kombetar!! Denoncimi i RAI 3: “Rritet 1200% ose 12 here mbjellja e kanabisit”!(VIDEO). Tevizioni Shteteror Italian RAI 3 denoncoi sot publikisht rritjen tragjike,eksponenciale te kultivimit te droges me1200 % vitin e fundit ne krahasim me nje vit me pare. Edi Rama dhe qeveria e tij nuk lufton aspak, por shfrytezon dhe mbeshtet mbjelljen masive te droges per te mbajtur pushtetin. Rama dhe Lleshaj jane thjesht dy mashtruese kur flasin per drogen. Te vertetat per drogen i di gjithe Europa dhe bota.
Edi Rama eshte vetem ai qe pengon dhe izolon Shqiperine nga Europa dhe e ka shnderruar ne narkoqeverisje rilindjen. Shiheni VIDEON transmetuar sot ne edicionin e lajmeve te ores 19.00 nga RAI 3”, shkruan Vasili, i cili ka publikuar edhe videon.

Droga

Alarm Kombetar!!Denoncimi i RAI 3:"Rritet 1200% ose 12 here mbjellja e kanabisit"!(VIDEO).Tevizioni Shteteror Italian RAI 3 denoncoi sot publikisht rritjen tragjike,eksponenciale te kultivimit te droges me1200 % vitin e fundit ne krahasim me nje vit me pare.Edi Rama dhe qeveria e tij nuk lufton aspak, por shfrytezon dhe mbeshtet mbjelljen masive te droges per te mbajtur pushtetin.Rama dhe Lleshaj jane thjesht dy mashtruese kur flasin per drogen.Te vertetat per drogen i di gjithe Europa dhe bota.Edi Rama eshte vetem ai qe pengon dhe izolon Shqiperine nga Europa dhe e ka shnderruar ne narkoqeverisje rilindjen.Shiheni VIDEON transmetuar sot ne edicionin e lajmeve te ores 19.00 nga RAI 3.

Publiée par Petrit Vasili sur Lundi 27 janvier 2020

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
“Po afrohen zgjedhjet”, Strazimiri publikon videon e RAI 3: Rritet me 1.200 % kultivimi i kanabisit në Shqipëri, çunat duhet të punojnë

Ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar një video dokumentar nga RAI...

Close