X

VIDEO/ E moshuara i përgjigjet Ramës për aplikacionin online: Ku di nëna ç’është interneti

Fshati Mazhë e Madhe në rrethin e Krujës është një ndër zonat e prekura nga tërmeti I 26 nëntorit.

Shumë familje, edhe sot pas dy muajsh, vijojnë të jetojnë në çadra në pritje të ndihmës së qeverisë.

Por kjo e fundit, nga ana tjetër, ka publikuar një aplikacion ku qytetarët që I janë prishur banesat mund të aplikojnë për financim.

Por në një zone si Mazha e Madhe, ku dominojnë të moshuarit e të rinj gjen shumë pak, kjo mënyrë që ka zgjedhur qeveria nuk është aspak praktike.

Korrespodenti I Syri Tv komunikoi me Rabie Zelën, e cila jeton në çadër dhe ka një apel për kryeministrin Edi Rama.

E di çfarë është internet?

“Qyqja, ku di nëna. Unë nuk di ç’është telefoni”, shprehet e moshuara.

Deklaratës së kryeministrit Edi Rama se, kush ka shtëpi të dëmtuara nga tërmeti, duhet të aplikojë online, nëna nga Mazha e Madhe tregon se nuk di as se çfarë është aplikacioni e çfarë është internet.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
“Zëri i Amerikës”: Thumana në foto, dy muaj pas tërmetit

Kjo është Thumana, dy muaj pas tërmetit. Korrespondenti i "Zërit të Amerikës", Pëllumb Sulo, solli foto nga qyteza e prekur...

Close