X

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, shkon në 41 numri i të vdekurve

Ekipet turke të urgjencës të hënën morën trupat e dy viktimave të fundit të zhdukur nga tërmeti nga rrënojat e një ndërtese të shembur, duke rritur numrin e vdekjeve nga dridhja e fuqishme që goditi Lindjen e Turqisë. Numri i viktimave shkoi në 41.

Tërmeti me magnitudë 6.8 ka plagosur gjithashtu më shumë se 16000 persona të tjerë. Së paku 45 vetë janë shpëtuar nga rrënojat, të gjallë, raportojnë mediat turke dhe ata ndërkombëtare. Ekipet e shpëtimit kanë bërë një punë të lavdërueshme në drejtim të shpëtimit të sa më shumë jetëve.

Autoritetet paralajmëruan njerëzit të mos ktheheshin në shtëpitë që mund të ishin të pasigurta. Tërmeti goditi qytetin e Elazgi, i cili ndodhet 565 kilometra (350 milje) në lindje të Ankarasë. Tërmeti u pasua nga mbi 950 goditje, 21 prej të cilave ishin me magnitudë mbi 4.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Makina bëhet copë nga zetori, nuk ka të lënduar (FOTOT)

Një aksident rrugor është shënuar mes një zetori dhe një veture pasditen e sotme në Prishtinë Rastin për mediat kosovare...

Close