X

Princi i njohur arab gati të blejë klubin anglez, “Amnesty International” dënon veprimet e Mohamed Bin Salmanit


Përpjekjet e princit të Arabisë Saudite Muhamed Bin Salman për të blerë klubin e Njukasëllit kanë ngjallur reagimin e ashpër të organizatës ndërkombëtare të mbrojtjes së Të Drejtave të Njeriut “Amnesty International”.

Për shkak të shkeljeve të vazhdueshme të monarkisë saudite të të drejtave humane, si: keqtrajtimi i femrave, ekzekutimeve pa proçes gjyqësor, prerjes së kokave si dhe vrasja e gazetarit Xhamal Kashogi brenda dyerve të Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll, “Amnesty International” vlerëson se Arabia Saudite po përpiqet të mbulojë abuzimet shtetërore duke investuar në sport në mënyrë që të përmirësojë imazhin e saj në arenën ndërkombëtare.

“Duke parë investimet në sport nga Arabia Saudite, nuk do të përbënte çudi nëse do të blihej Njukasëlli. Arabia Saudite është e njohur për përpjekjet e saj për të përdorur prestigjin dhe suksesin e sportit si një mënyrë për të hequr vëmendjen nga të dhënat e abuzimeve me Të Drejtat e Njeriut”, deklaron shefi i “Amnesty International” për Mbretërinë e Bashkuar Feliks Xhekins.

Mediat britanike raportojnë se Princi Mohamed Bin Salman është gati të paguajë rreth 300 milionë € për të blerë të gjitha aksionet e Njukasëllit. Ai ka hyrë në bisedime me drejtuesit e klubit të njohur anglez.

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Pesë familje të shkatërruara: kush ishin nëntë viktimat e rrëzimit të helikopterit

Nga aksidenti ajror që rrëzoi helikopterin e Kobe Bryant, bashkë me legjendën e NBA humbën jetën nëntë persona në total....

Close