X

Pengmarrja në Kamëz/ RENEA aksion në Shijak, arrestohen dy persona, në kërkim një tjetër (EMRAT)

Dy persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim ditën e sotme, për pengmarrjen e Jan Prengës në Kamëz, pas një operacioni të RENEA-s në Shijak.

Në pranga kanë rënë Leonard Hajri dhe një grua, identiteti i isë cilës nuk bëhet ende i ditur, ndërkohë në kërkim është shpallur vëllai i tij Altin Hajri (në foto).

Jan Prenga u rrëmbye mesditën e 17 Janarit në zonën e Kamzës nga të paktën dy persona ende të paidentifikuar, e ndërsa vetëm pak orë pas ngjarjes policia gjeti të djegur në rrethinat e Durrësit mjetin tip “Range Rover” me ngjyrë të bardhë, i dyshuar i përdorur nga autorët.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Në gjyq për analizat e chekup-it/ Vokshi: Rama refuzoi sot për herë të katërt të bëjë testin e drogës

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, në një dalje për mediat nga selia blu, akuzoi kryeminsitrin Edi Rama se nuk...

Close