X

Në gjyq për analizat e chekup-it/ Vokshi: Rama refuzoi sot për herë të katërt të bëjë testin e drogës

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, në një dalje për mediat nga selia blu, akuzoi kryeminsitrin Edi Rama se nuk po e shkarkon kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla pasi ka hallin e tij personal me kokainën.

Sipas Vokshit, 0pinioni publik duhet ta dijë se në përballjen që unë kam me të në gjykatë, Edi Rama refuzon të bëjë testin e drogës

LEXO EDHE:
A duhet që arkitektët të punojnë për regjime despotësh?
“Prej disa ditësh, Kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës, Lefter Alla, është kapur duke konsumuar kokainë. Pamjet janë bërë publike, opinioni është shumë i tronditur, por Lefter Alla vazhdon të qëndrojë në detyrë me mbrojtjen personale të Edi Ramës.

Edi Rama nuk e shkarkon kryebashkiakun përdorues të kokainës, sepse ka hallin e tij personal me kokainën.

Opinioni publik duhet ta dijë se në përballjen që unë kam me të në gjykatë, Edi Rama refuzon të bëjë testin e drogës. Me seancën e sotme numri i refuzimeve nga ana e Edi Ramës për të bërë testin e drogës, shkon në katër.

I kam kërkuar gjykatës ta marrë provën e testit të drogës si pjesë e procesit gjyqësor të hapur prej vetë Edi Ramës ndaj meje, pasi ai u ndie i fyer nga një postim për checkup-in. Ky koncesion korruptiv ka nxjerrë burrat shtatzanë dhe nuk do të ishte asnjë çudi që analizat e checkup-it të Edi Ramës, të dilnin me doza kokaine e t’i jepeshin dikujt tjetër.

Përtej ironisë, refuzimi për të bërë testin e drogës në këtë proces gjyqësor të hapur prej vetë Edi Ramës, nuk është hera e parë e refuzimit të tij.

Opinioni publik nuk ka harruar, kur ai fliste për gjithçka në parlament, por nuk guxonte t’i përgjigjej pyetjes: a ka konsumuar kokainë? Gjithashtu, opinioni publik e mban mend se pika e vetme e rëndësishme me të cilën Edi Rama nuk ka ra dakord gjatë hartimit të ligjit të dekriminalizimit, ishte testi i drogës nga politikanët.

Edi Rama ka frikë nga testi i drogës si djalli nga temjani, prandaj vazhdon ta refuzojë duke përdorur çdo mjet dhe mënyrë. Një kryeministër që merr vendime të rëndësishme nën efektin e drogës është një rrezik i madh për vendin dhe qytetarët e tij, prandaj, Edi Rama duhet të lejojë gjykatën që të bëjë transparencë.

Bashkë me përgjigjen, nëse ai është apo jo konsumues i kokainës, shqiptarët kanë të drejtë të njihen nga gjykata edhe me kontratën koncesionare të checkup-it prej 120 milionë euro, të cilën Edi Rama refuzon ta bëjë publike duke urdhëruar vartësit e tij që ta mbajnë atë sekret në mënyrë skandaloze, si sekret tregtar.

Herët a vonë, sekreti i Edi Ramës do të zbulohet. Partia Demokratike do ta anulojë këtë koncesion.

Ata që kanë vjedhur me vulën e qeverisë së tij do të dalin para drejtësisë dhe shqiptarëve do t’u kthehen paratë e vjedhura”, u shpreh Vokshi.

Deklarata për mediat e Albana Vokshit:

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Gjykata e Tiranës dënon me një vit burg turkun Selami Simsek

Gjykata e Tiranës dënoi sot me një vit burg turkun Selami Simsek, i cili në korrik 2019 ishte kapur në...

Close