X

Milani dhe Juventusi projektojnë shkëmbimin e bujshëm, vazhdojnë bisedimet mes palëve


Milani dhe Juventusi po punojnë për të përfunduar një marrëveshje shkëmbimi, e cila përfshin Paketa dhe Bernardeski.

Sipas asaj që shkruan “Tuttomercatoweb”, palët janë në bisedime dhe ky shkëmbim pëlqehet shumë nga të dyja klubet. Sulmuesi italian pëlqehet shumë nga Milani, pasi do të përshtatej shumë mirë me skemat e Piolit dhe e duan në ekip.

E njëjta vlen edhe për Paketa, i cili do të gjente hapësira te Juventusi, pasi Ramsej nuk po bind me paraqitjet e tij.

Problemi që marrëveshja nuk po mbyllet përfundimisht është se bardhezinjtë kërkojnë plus para, pasi e vlerësojnë Bernardeskin më të shtrenjtë se Paketa.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Princi i njohur arab gati të blejë klubin anglez, “Amnesty International” dënon veprimet e Mohamed Bin Salmanit

Përpjekjet e princit të Arabisë Saudite Muhamed Bin Salman për të blerë klubin e Njukasëllit kanë ngjallur reagimin e ashpër...

Close