X

Gjykata pushoi çështjen, Prokuroria e Tiranës apelon vendimin kundër Bashës

Gjykata e Tiranës, dy javë më parë mori vendimin për pushimin e çështjes për akuzën e “falsifikimit të formularëve”, për Lulzim Bashën, Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin. Sot dy javë më pas, Prokuroria e Tiranës pas paralajmërimit që kishte bërë ka apeluar vendimin që është marrë për Bashën dhe dy zyrtatrët e tjerë të Partisë Demokratike.

Organi i akuzës ka apeluar vendimin dhe ka qenë prokurori Kol Hysenaj ai që është shprehur kundër vendimit të marrë nga gjyqtariv Lazër Sallaku. Në kërkesën e tij, Hysenaj shprehet kundër vendimit që është marrë nga gjykata e themelit dhe shton se akziston fakti penal për të të akuzuarit.

Më 13 janar, gjykata e Tiranës pushoi çështjen për Lulzim Bashën dhe dy zyrtarët e tjerë të PD që akuzoheshin për “falsifikim të dokumenteve”. Gjyqtari Lazer Sallaku, ka vendosur të pushojë çështjen, duke rrëzuar kërkesën e Prokurorisë. Partia Demokratike e ka njohur këtë vendim duke thënë se u vendos drejtësi. Ristani pas lehtësimit nga akuza tha se e gjithë çështja ishte e montuar politikisht. Avokati i Bashës, Eduart Halimi, u shpreh se u rrëzuan gjuetitë e shtrigave. Basha nuk ishte i pranishëm në seancë, duke u përfaqësuar nga avokatët e tij. Për të vendim PS kërkoi që të rihetohet sërisht Lulzim Basha.

HISTORIA E LOBIMIT

Hetimet për lobimin e bërë nga PD nisën pas ardhjes së dy letërporosive nga SHBA dhe Skocia, ku PD pretendohet se ka paguar 525 mijë dollarë tek kompania Stotington Strategies, ndërsa kompania Biniatta Trade 150 mijë dollar. Më 14 nëntor të 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë pagesat e bëra nga PD, të cilat nuk janë deklaruar në raportin financiar që është depozituar në KQZ në zgjedhjet e vitit 2017.

Partia Socialiste, ndërkohë e ka akuzuar PD dhe kryetarin Lulzim Basha se janë të lidhur me rusët, pasi, kompania Biniatta Trade, është pjesë e një zinxhiri kompanish që janë të regjistruara në Belizë, një vend i njohur si parajsë fiskale. Gjithashtu, kjo kompani ka si pronarë dy shtetas rusë, Evgeny Sheremetyev dhe Kostantin Ferulev, që sipas hulumtimit të “Mother Jones” zotërojnë 75 për qind të aksioneve të “Biniatta Trade”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Pengmarrja në Kamëz/ RENEA aksion në Shijak, arrestohen dy persona, në kërkim një tjetër (EMRAT)

Dy persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim ditën e sotme, për pengmarrjen e Jan...

Close