X

Alarmi për tërmet 7.5 ballë në Turqi/ Ekspertët tregojnë sa mund të ndihet në Shqipëri

Paralajmërimi i ardhur nga Turqia për një tërmet 7.5 balle mund të prekë këtë vend pas atij të pak ditëve më parë, sipas sizmologëve shqiptarë nuk ka arsye per panik. I ftuar në “360 gradë”, në Ora News, sizmilogu Rrapo Ormeni u shpreh se forca e tij do shuhet deri ne Shqiperi.

“Është një tërmet me magnitudë 7.5 rihter, që i thonë mbi 10 ballë. Kjo do të thotë që shkakton dëmtime të mëdha. Vetëm godinat e dëmtuara fort i rezistojnë. Por Shqipëria është rreth 2500 km larg, ai këtu do të vijë 5-6 ballë.

Nuk shkakton asgjë tek ne. Pragu kur fillojnë dëmtimet është 7 ballë. 6 ballë nuk ka efekt dëmtues, 5 ballë është vetëm i frikshëm që ndihet nga njerëzit. Që nga epiqendra që është në Turqi këtu vjen i ulët. Ai do të ketë efektin e ndjeshmërisë, por jo efekt dëmtues. Energjia do shuhet”, – u shpreh eksperti.

Ministri i brendshëm turk Suleyman Soylu paralajmëroi se, vendi duhet të bëhet gati për një tërmet 7,5 ballë që pritet të godasë Stambollin.

Ndërsa Engin Er, president i Dhomës së Inxhinierëve Gjeologë, u shpreh se një tërmet me fuqi 7.6 ballë pritet të godasë në Silivri, pranë detit Marmara. Sipas tij, lëkundja do jetë kaq e fortë, sa do ndjehet deri në Itali dhe Austri.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Të gjithë janë të përkohshëm”, Krasta: Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk duhet të degjenerojnë në zënka banale

Gazetari i njohur, Adi Krasta, ka deklaruar se marrëdhëniet mes politikës së Shqipërisë dhe Kosovës nuk e kanë kohën dhen...

Close