X

Vidhnin banesat e dëmtuara nga tërmeti, arrestohen dy ‘skifterat’ në Durrës


Dy persona u arrestuan nga policia e Durrësit pasi dyshohen për vjedhjen e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Autoritetet ndaluan shtetasit me iniciale E. Ll., 30 vjeç, banues në Durrës dhe A. K., 47 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, i dënuar edhe më parë për vjedhje.

“Ndalimi i këtyre shtetasve u bë në kuadër të operacionit pasi nga veprimet e kryera rezultoi se këta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin, kanë kryer vjedhje në disa banesa në lagjen nr 13 dhe në lagjen nr 17 në një kompleks banesash, banesa të pa banuara pasi janë dëmtuar nga tërmeti, ku kanë marrë orendi shtëpiake, dyer e dritare dhe sende të tjera me vlerë” – njoftojnë uniformat blu.

Policia po vijon punën për evidentimin e rasteve të tjera ku kanë marrë pjesë dy të arrestuarit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën penale të vjedhjes së kryer në bashkëpunim.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Lufta për një kafshatë bukë”/ Mbledhësit e mbeturinave përndiqen në Tiranë, mbijetesa nga kazanët e plehrave është vështirësuar

Në një malore mbi tregun Elektrik në Tiranë, Fatmiri, 32 vjeç po shtyn me përtesë një karrocë të sajuar me...

Close