X

VIDEO/ Momenti kur shpëtohen njerëz nën rrënojat e tërmetit tragjik në Turqi, mes tyre edhe gruaja shtatzënë


Ndërkohë që numri i viktimave nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë me epiqendër rajonin Sicrice në Elazığ të Turqisë është rritur në 22 persona ndërsa 1030 të tjerë janë të plagosur, shume njerëz janë ende nën rrënoja.

Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) ka postuar pamje nga operacioni i kërkim shpëtimit, kur nga rrënojat janë nxjerrë njerëz që i kanë mbijetuar goditjes shkatërruese.


AFAD ka bërë të ditur se në rajon janë dërguar 235 mjete, 18 qen shpëtimi dhe gjithsej 1.167 personel për punimet e kërkim-shpëtimit nga institucionet si AFAD, ato të xhandarmërisë, njësive shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë UMKE dhe të zjarrfikësve.


Sipas Planit të Ndërhyrjes ndaj Katastrofave të Turqisë, nën koordinimin e AFAD-it janë vendosur në veprim me parimin e “punimeve 24 orë në 7 ditë” 28 grupe me qëllimin për të vazhduar punimet e kërkim-shpëtimit dhe mbështetjes së pandërprerë shëndetësore.

Mediat i kanë quajtur “mrekulli” ato që po ndodhin në Elazig, ku ekipet e kërkimit dhe shpëtimit mes rrënojave kanë nxjerrë edhe një grua shtatzënë dhe një fëmijë që mbijetuan nën rrënojat në Malatya.

Mediat turke shkruajnë se gruaja shtatzënë që mbeti nën rrënojat në fshatin Gezin të rrethit Maden të Elazig u shpëtua pas 12 orësh.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Kryetarja e LRI me komisionerin evropian: Ngrita shqetësimin e papunësisë dhe shpopullimit

Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim Floida Kërpaçi është takuar me Komisionerin e Bashkimit Europian për Punësimin dhe të drejtat...

Close