X

Trajleri del nga rruga në Librazhd, shpëton shoferi

Një aksident është rregjistruar sot në mbrëje në aksin Librazhd-Prrenjas .

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesat e Dragostunjës”. Automjeti i tonazhit të rëndë i llojit trajler me targë AA552RS me drejtues Gëzim Hykën ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe për pasojë ka dalē jashtë rruge. Nuk ka patur pasoja të rënda edhe pse në rrugë ka patur qarkullim të automjeteve të tjera.

Rruga aktualisht është e qarkullueshme në një kah. Ndërkohë që Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit , nga ana tjetër po punohet edhe për nxjerrjen e trajlerit nga vendi ku përfundoi pasi ka dalë nga rruga. Paraprakisht dyshohet se humbja e drejtimit të trajlerit mund të ketë ardhur nga mbizotërimi i motit të keq i shoqëruar me mjegull e stuhi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Studiuesi amerikan: Dëbimi i qytetarëve turq nga Shqipëria, shkelje e të drejtave të njeriut

Një profesor i Universitetit të Nju Jorkut thotë se dëbimi i qytetarëve turq nga Shqipëria bie ndesh me parimet e...

Close