X

Tentuan të shtypnin policin/ Shqiptari në telashe serioze, policia qëllon ndaj makinës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Itali, ku i përfshirë është edhe një shqiptar.

Gjithçka ka ndodhur në momentin kur policia ka pikasur dhe ka bllokuar shqiptarin ndërsa ky i fundit po i shiste 50 gram heroinë një të riu italian.

Ndërsa shqiptari dhe italiani u bllokuan në vend nga policia, bashkëpunëtori i tyre ia ka mbathur nga vendngjarja me një automjet Seat Ibiza.

Fillimisht bashkëpunëtori ka përplasur në tokë me makinën e tij një agjent të policisë, që më pas u dërgua për mjekim në spital.

Vetëm pak më tej një tjetër agjent i patrullës qëlloi me tre plumba pistolete në rrotat e mjetit.

E gjithë ngjarja u përmbyll me një agjent të plagosur, dy të arrestuar dhe tre plumba pistolete të qëlluara nga një polic në një tratativë shkëmbimi droge në sheshin 66 Martiri Gruliasco.

Bashkëpunëtori i shqiptarit pavarësisht postoblloqeve mundi t’ia mbathë, të paktën për momentin duke humbur gjurmët.

Ndërkohë që agjentët kanë mbledhur të dhëna të mjaftueshme për identitetin e tij.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Trajleri del nga rruga në Librazhd, shpëton shoferi

Një aksident është rregjistruar sot në mbrëje në aksin Librazhd-Prrenjas . Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesat e...

Close