X

SPAK heton ish-kryebashkiaken Zamira Rami, LSI: Do të kemi akuza të papara!

Ka ardhur reagimi i parë nga LSI-ja, pas dërgimit të dosjes së ish-kryebashkiakes së Gjirokastrës, Zamira Rami, në SPAK.

Ish-deputetja e LSI, Nora Malaj, e ftuar në studion e Report Tv u shpreh se është drejtësia ajo që duhet të flasë, ndërsa paralajmëroi të tjera akuza sipas saj me prapaskena politike.

“Është e drejtë e gjithkujt të denoncojnë. Të akuzosh dikë është e drejtë e cdo njeriu, të vlerësohet se është e drejtë akuza është një masë tjetër. Derisa individi është i akuzuar por i pavërtetuar, ngelet në kuadrin e vlerësimit. Jam e bindur që do të kemi akuza dhe situata të papara, por në politikën tonë nuk kanë lënë që djalli të fshihet në detaje, pasi e keqja ka dalë sipër” tha Malaj.

Prishja e disa ndërtesave pa vendim shpronësimi çoi në hetim për shpërdorim detyre ish-kryetaren e bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami, e cila e zgjedhur nga LSI-ja drejtoi nga 2015-2019./Shqiptarja.com

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Efektivët grekë i vranë mikun para syve, kush është Sandër Pema që drejtonte 50 mln euro kokainë dhe u shpëtonte qelive, lidhje me biznesmenin Jurgen Molla

Policia greke ka zbuluar emrin e shqiptarit që akuzohet  si koka e grupit të 1.2 ton kokainë që u sekuestruan...

Close