X

Shkatërrohet banda e grabitësve shqiptarë, po bëheshin gati për vjedhjen e radhës

Një bandë hajdutësh shqiptarë të specializuar në grabitjen e banesave, janë shkatërruar të enjten në mbrëmje nga policia italiane, në Rimini.

Media italiane raporton se janë arrestuar tre shqiptarë.

Karabinierët i surprizuan në flagrancë dy prej tyre ndërsa një i tretë duhet të përgjigjet për përsëritje të veprës penale.

Hetimet nisën menjëherë pas një sinjalizimi të Xhandarmërisë së Republikës së San Marinos.

Sipas hetimeve, bandave kryente goditjet e saj në grabitje kryesisht në territorin e San Marinos.

Operacioni nisi pas sinjalizimit të xhandarmërisë së Titanos, pas një grabitje në një banesë.

Karabinierët e Riçione pasi kanë pikasur një automjet që dyshohej se i përkiste grabitësve, e kanë bllokuar pas një ndjekje të gjatë në Santarcangelo para se të kryenin një tjetër goditje.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Absurdi i LSI, i djeg mandatet mbi 20 deputetëve, për të rekrutuar një ish-rilindas…

Nuk ka shaka më të madhe sesa një parti që nxjerr mbi 20 deputetë nga parlamenti me vullnetin e saj...

Close