X

Raportet e Fitch dhe Transparency International, Mitsotakis: Përmirësim i dyfishtë, Greqia po rikthehet

Raportet vjetore të publikuar në këtë fillim viti të Fitch për investimet e huaja dhe Transparency International e nxjerrin Greqinë me përmirësime.

Nuk mund të qëndronte pa e komentuar këtë gjë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i cili shprehet se ky është një përmirësim i dyfishtë për Greqinë, dhe e quan këtë një rikthim të dyfishtë pas krizën së 2009 e cila më pas u mor dhe si shembull kolapsi ekonomik për BE dhe gjithë botën.

“Pëmirësim i dyfishtë për Greqinë: Fitch përditësoi ekonominë greke, duke na sjellë një hap më afër shkallës së investimeve, ndërsa Transparency International regjistroi përmirësimin e vendit me shtatë vende në indeksin e perceptimit të korrupsionit. Greqia po kthehet, “- shkruan Mitsotakis.

Ndërkohë Shqipëria në raportin e Fitch konsiderohej si një vend i rrezikshëm për investimet e huaj, kurse në raportin e Transparency International Shqipëria renditej e 106- ta nga 180 vende në botë, si një ‘regjim hibrid’. Reagime të shumta pati nga opozita.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
FOTO/ Të përqafuara nën rrënoja prej 24 orësh, nxirren nënë e bijë në Turqi

Nënë e bijë janë arritur të nxirren të gjalla nga rrënoja ë shtëpisë së tyre që ua rrëzoi tërmeti tragjik....

Close