X

Në konlikt me Lulzim Bashën? Ermal Mamaqi tregon pse nuk e ftoi në film: As në emision nuk më erdhi

I ftuar këtë të shtunë, në emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora ishte aktori i njohur, tashmë dhe producent, Ermal Mamaqi.

Gjatë intervistës, Dembacaj e pyeti mbi filmin dhe të ftuarit e tij specialë.

I pyetur, pse nuk e ka ftuar Lulzim Bashën të ishte pjesë e filmit “I Love Tropoja”, ai shprehet se, nuk e ka ftuar për shkak se nuk i ka ardhur tek emisioni “Xing”.

Biseda në studio

Rudina Dembacaj: Po Lulit nuk i gjete një rol të vogël aty sa me këput një lule dhe me ja cuar dikujt ?

Ermal Mamaqi: Në fakt ftova doktor Berishën, por ai e refuzoi me shumë sukses. Me kortezi më falenderoi për filmin dhe më uroi suksese. E zhdukem si perzonazhi në film, do ishte xhaja e Valbonës, një personazh tropojan, por mbajtem vetem rolin e Edi Ramës që është daja im në film. Lulin nuk e ftova sepse e kam ftuar te “Xing”-u” dhe nuk më ka ardhur.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Pse hanë gjithçka kinezët? Supë me krahë peshkaqeni, lakuriq nate dhe krimba në ceremoni festive

Thonë se kinezët hanë çdo gjë me katër këmbë, përveç tavolinave dhe karrigeve – gjithçka që fluturon përveç helikopterëve dhe...

Close