X

Kryetarja e LRI me komisionerin evropian: Ngrita shqetësimin e papunësisë dhe shpopullimit


Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim Floida Kërpaçi është takuar me Komisionerin e Bashkimit Europian për Punësimin dhe të drejtat sociale, Nicolas Schmit me të cilin ka ndarë disa shqetësime.

Në një postim në “Facebook”, ish-deputetja Kërpaçi shkruan se mungesa e punësimit, pagat e ulëta dhe punë jashtë orarit që mbetet e papaguar janë realitete të dhimbshme në Shqipëri. Sipas saj, punësimi i sigurt, me paga të larta është mision i LSI-së.

“Mungesa e punësimit, pagat e ulëta që për të përballuar muajin duhet të marrësh borxh, punë jashtë orari që mbetet e papaguar, janë realitete të dhimbshme të keqqeverisjes në Shqipëri.

❗Forumi Ekonomik Botëror e ka pozicionuar Shqipërinë në vendin e parafundit për mundësi punësimi.

Me Komisionerin e Bashkimit Europian për Punësimin dhe të drejtat sociale, Nicolas SCHMIT, ngrita shqetësimin e largimit masiv të të rinjve dhe Shqiptarëve nga vendi ynë.
Punësimi i sigurt, me paga të larta që siguron një jetë të sigurt është mision i LSI💪!”, shkruan Kërpaçi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME
“Do të mbaj në bagazh të makinës dhe do ta thyej kokën”/ Vrau Vilson Tafçiun tek Astiri, lihet në burg Noel Dishi

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Noel Dishin, i cili akuzohet se vrau mikun...

Close