X

“Kam punuar që 14 vjeçe se ishim të varfër”, Alketa Vejsiu: Italianë, jam Chiara Ferragni e Tiranës, do t’ju pëlqej në ‘Sanremo’


Alketa Vejsiu është e para moderatore shqiptare e cila do të prezantojë në festivalin e famshëm “Sanremo” në Itali, mes shumë emrave të tjerë të famshëm.

Teksa ky shënon një tjetër sukses i madh për moderatoren shqiptare, Aleketa ka nxjerrë edhe njëherë anën e saj të thjeshtë pasi ka rrëfyer pasazhe nga fëmijëria e saj dhe se si e ka nisur karrierën.

Në një intervistë për revistën italiane “Gente”, Alketa i është prezantuar italianëve si “Chiara Ferragni e Tiranës” (Blogerja e famshme italiane).

“Amadeusi deshi ta kishte në krah, por pak e njohin. Nuk është vetëm prezantuese në radio e televizion, por edhe sipërmarrëse mode dhe influencuese.”– shkruhet në përshkrimin e Alketës në revistë.

“Sanremon e kam parë që fëmijë. Kur mora konfirmimin e pranisë sime, isha në një fshat pranë kufirit me Kosovën dhe lëshova një britmë të fortë gëzimi pastaj nisa të qaj. Koka më vinte vërdallë nga lumturia.

Mora menjëherë në telefon nënë, babain dhe tim shoq”. Ndërkohë, ajo ka rrëfyer për median italiane se është e martuar që prej vitit 2006 dhe se çifti ka dy fëmijë, të lindur që të dy në Firence.

“Rrogën e parë e kam çuar në shtëpi në moshën 14 vjeçare, kur punoja për një radio private në Shqipëri. Kisha një biçikletë me të cilën endesha rrugëve të Tiranës duke ndjekur ëndrrën time.

Ndërkohë studioja shumë. Isha ambicioze. Ishim të varfër dhe doja të bëja diçka të mirë për time më, për babain dhe vëllanë. Studimi dhe puna intensive kanë qenë garancia ime e suksesit”, shprehet moderatorja.

Ndërkohë në profilin e saj në Instagram, ku tregon për intervistën qe e dhënë, Alketa postoi këtë mesazh:

“Po mendoja tani për mijëra shqiptarë që jetojnë në Itali, që kanë bërë sakrifica dhe jetojnë me dinjitet në një vend të huaj, që mund të ndihen krenarë për atë që përfaqësojnë, që blejnë revistat dhe lexojnë për Shqipërinë!

Unë e di emocionin dhe krenarinë e tyre! E ndjej në mesazhet që më nisin në inbox! Këtë Sanremo jua kushtoj juve❤.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
VIDEO/ “Ajo është pak si lojë”, Boiken Lako rrëfen si shpëtoi nga varësia e drogës: Ishte periudha e adoleshencës

Këngëtari i njohur shqiptar Bojken Lako ka rrëfyer disa të pathëna nga jeta e tij private. Teksa ishte i ftuar...

Close