X

Futboll dhe emocione/ Shihni ç’bëjnë lojtarët dhe tifozët e Fenerbahçes për të prekurit nga tërmeti

E gjithë vëmendja e Turqisë është në Elazig, qyteti që u godit dje nga tërmeti 6,8 ballë.

Por pavarësisht kësaj, superliga turke vijoi normalisht aktivitetin e saj.

Në ndeshjen mes Fenerbahçes dhe Basaksehir sërish nuk kanë munguar mesazhet në mbështetje të të prekurve nga tërmeti, shkruan Syri.net.

Në vigjilje të ndeshjes, futbollistët vendas, mes tyre edhe shqiptari Vedat Muriqi, shpalosën një banderole ku shkruhej “Të shkuara Turqi. Lutjet tona janë me ty”, ndërsa në fanellat e tyre lexohej e njhëjta gjë.

Ndërsa mesazhi më prekës erdhi nga shkallët e stadiumit.

“Elazig mos ki ftohtë, Fenerbahçe është me ty”, ishte një prej mesazheve të ultrasve verdheblu.

Ndërsa në fund të takimit, nga shkallët e stadiumit u hodhën fanella, shalla, kapele e shumë veshje të tjera në shenjë solidariteti me të prekurit e tërmetit.

Fenerbahçe-Basaksehir u mbyll në shifrat 2-0, ku golin e sigurisë për vendasit e shënoi pikërisht futbollisti I përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Bayerni i frikshëm, dëfren me pesë gola tifozët në “Allianz Arena”

Dy gola në pjesën e parë, tre në të dytën, pesë shënues të ndryshëm dhe një fitore e thellë 5-0...

Close