X

“Do të mbaj në bagazh të makinës dhe do ta thyej kokën”/ Vrau Vilson Tafçiun tek Astiri, lihet në burg Noel Dishi


Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Noel Dishin, i cili akuzohet se vrau mikun e tij të fëmijërisë Vilson Tafçiut.

Ky i fundit u vra në Astir më 20 janar. Togat e zeza vendosën sot të njëjtën masë që kërk

oi dhe prokuroria, ndërsa i riu akuzohet për veprën penale ‘vrasje me dashje’.

Dishi nga salla e gjyqit teksa ka pranuar sërish se është autor i krimit, ka pohuar dhe motivet që e shtynë të qëllonte me një plumb në zemër shokun e tij.

“Debatuam dhe Vilsoni më tha se ‘do ta bëj me keq se sa ta kanë bërë. Do të mbaj në bagazh të makinës dhe do ta thyej kokën’.

Më pas edhe me shau. Tentova të largohesha, por ai vijonte me të njëjtën mënyrë. Atëherë e kam qëlluar.

U trondita kur kuptova se çfarë bëra. Pasi e qëllova, u largova.

Por asnjëherë nuk kam dashur që të vras shokun tim të fëmijërisë”, tha ai sot para gjykatës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“E ke parkuar gabim, në mes të rrugës, lëvize makinën”, shoferi godet policin

Policia e Mirditës ka vënë në pranga një 45-vjeçar pasi ka goditur për shkak të detyrës një efektiv policie. Sipas...

Close