X

Banorët e Xhafzotaj në protestë/ Bllokojnë aksin Durrës-Shijak: Të rregullohet rruga!


Ditën e sotme, banorët e Xhafzotaj në Shijak janë ngritur në protestë për shkak të mungesës së infrastrukturës.

Ata kanë bllokuar rrugën Durrës-Shijak dhe nuk lejojnë qarkullimin e mjeteve. Banorët e kësaj zone kërkojnë rregullimin e infrastrukturës dhe ndërtimin e një rruge të re.

Ata kanë vendosur kazanët e plehrave në mes të rrugës duke mos lejuar makinat të kalojnë. Theksojmë se kjo rrugë është tejet e dëmtuar dhe me gropa.

“Nga 4 rrugët në Shkozet është 6 km/. Ne kemi bërë dhe dy herë protestë, por nuk është bërë gjë. Po vidhen lekët e shqiptarëve”, shprehet një banor.

Protesta e radhës do të jetë para bashkisë, pohojnë banorët. Ndërkohë, ende nuk ka asnjë reagim nga ana e pushtetit lokal.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Turqi, nxirren 39 persona të gjallë nga rrënojat e shkaktuara nga tërmeti

Operacionet e kërkim shpëtimi në Turqi duket se kanë dhënë rezultat pozitiv teksa kanë arritur të nxjerrin të gjallë nga...

Close