X

Absurdi i LSI, i djeg mandatet mbi 20 deputetëve, për të rekrutuar një ish-rilindas…

Nuk ka shaka më të madhe sesa një parti që nxjerr mbi 20 deputetë nga parlamenti me vullnetin e saj dhe pastaj përpiqet të përfaqësohet aty me një ish të zgjedhur nga rradhët e Rilindjes . Kjo i ka ndodhur LSI së që ka rekrutuar së fundi deputetin e Kurbinit, Gjetan Gjetani, të përjashtuar pak kohë më parë nga Partia Socialiste. Ai vetë ka shpjeguar rrethanat në një intervistë për News 24.

“Ideja ka lindur pas periudhës së tërmetit, në atë moment kuptova se Rama nuk po reflekton për zonën e Kurbinit në mënyre absolute. Nuk e kisha vendos që të kalojë në asnjë parti, qëllimi im ishte që të përfundonte legjislatura, mandati dhe të merrem me punët e mia private. Por më ka habitur mllefi që ka z.Rama për Kurbinin dhe për qytetarët e Kurbinit. Kjo ishte arseja që unë mendova të bëj një lëvizje të kaloj në një parti tjetër”, ka thënë Gjetani.

Po nëse arsyet e Gjetanit janë të kuptueshme ato të partisë që e pranoi duken absurde. Ështe vështirë të kuptohet se si një parti që ka marrë vendim të djegë mandatet pranon në radhët e saj një burrë që shkon në Kuvend. Po të ishte ky kriteri, pra nëse Gjetani vazhdon të jetë deputet, LSI nuk ka pse i quan më tradhëtarë as Lefter Kokën apo Robert Bitrin që i ka nxjerrë nga radhët e saj./Lapsi.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Pamje të dhimbshme nga Turqia, ende 22 persona janë nën rrënoja

Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë punën edhe gjatë natës duke shpresuar të nxjerrin njerëz të gjallë nga rrënojat. Termeti shkatërrimtar që...

Close