X

Fshihej në Shqipëri, arrestohet francezi, kërkohej për vrasje


Një shtetas francez i shumëkërkuar për vrasje në Francë është arrestuar në Tiranë.

Ndaj të arrestuarit ka masë sigurie Arrest me burg për veprat penale “Vrasja”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Maksimumi i dënimit ”Burgim i përjetshëm”.

Ky shtetas, dyshohet se në Nantes, Francë ka vrarë me pistoletë një shtetas dhe më pas është larguar në drejtim të Shqipërisë, ku ka hyrë me dokumentacion të rregullt para se të shpallej në kërkim ndërkombëtar.

Materialet e arrestimit, me qëllim ekstradimin e tij drejt Francës, do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Ngrica në zonat malore, moti për ditën e sotme

Moti sot parashikohet i kthjellët me shtim vranësirash ne pjesën e dytë të ditës. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije...

Close