X

Video e Lefter Allës duke pirë drogë/ Ironia e Palokës: Rama do thotë se nga analizat në laborator privat, nuk është kokainë


Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, për videon e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, i cili shfaqet duke konsumuar kokainë, është shprehur me ironi se do të dalë kryeministri Edi Rama dhe të flasë për këtë çështje.

Ai është shprehur Rama do të dalë dhe të thotë që droga nuk është llojit kokainë.

“Sot pritet te dale Rama e te thote :” I bera une analizat ne nje laborator privat. Nuk ishte kokaine…”, shkruan ai në Facebook.

Pasi e paralajmëroi në emisionin “Opinion”, gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar videon e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla duke konsumuar ‘kokainë’.

Pas publikimit të pamjeve, një reagim i menjëhershëm ka ardhur nga Alla, i cili e ka cilësuar videon si montazh duke pretenduar se i është bërë edhe presion nga grupet kriminale. Ndërsa PD ka kërkuar dorëheqjen e tij.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Shqipëria hapa pas në luftën kundër korrupsionit/ Tabaku: 1 në 3 tendera jepen në mënyrë abuzive, ligjet shkruhen në zyrat e oligarkëve

Ish deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar, lidhur me publikimin e indeksit të Transparency International, ku e rendit Shqipërinë në...

Close