X

Shqipëria hapa pas në luftën kundër korrupsionit/ Tabaku: 1 në 3 tendera jepen në mënyrë abuzive, ligjet shkruhen në zyrat e oligarkëve


Ish deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar, lidhur me publikimin e indeksit të Transparency International, ku e rendit Shqipërinë në vendin e 106, duke pësuar një rënie në krahasim me vitin 2018.

Përmes një postimi në Facebook, Tabaku shprehet se problemet me politikanë të korruptuar, mungesa e demokracisë institucionale, vendimmarrja e munguar e qytetarëve apo dhe trajtesat preferenciale janë elementë që kanë ndikuar në vlerësimin negativ.

Sipas saj, 1 në 3 tendera jepen në mënyrë abuzive ndërsa ligjet dhe taksat sipas PD shkruhen në zyrat e oligarkëve në shërbim të interesit të tyre personale dhe jo qytetarëve.

REAGIMI I PLOTË I JORIDA TABAKUT:

Shqiperia me korrupsion më të larte se 2018, bie me 7 vende. Shqipëria e Ramës nuk është vetëm një demokraci hibride por Transparency International dhe raporti i botuar prej saj për vitin 2019 tregon se Shqipëria renditet e 106 duke pasur rënie me 7 vende në raport me një vit më parë.

Shqipëria është vendi i fundit në rajon dhe njësoj siç pohon DASH vendi më i korruptuar në këtë pjesë të planetit.

Problemet me politikanë të korruptuar, mungesa e demokracisë institucionale, vendimmarrja e munguar e qytetarëve apo dhe trajtesat preferenciale janë elementë që kanë ndikuar në vlerësimin negativ.

Shqipëria është vendi ku 1 në 3 tendera jepen në mënyrë abuzive, ku ligjet dhe taksat shkruhen në zyrat e oligarkëve në shërbim të interesit të tyre personale dhe jo qytetarëve. Pikërisht nën këto standarte ne sot gjendemi të renditur më keq dhe kjo renditje dëshmon realitetin e Shqipërisë përballë korrupsionit.

Ka një rrugë për të shpëtuar nga sistemi korruptiv që është instaluar në Shqipëri. Beteja për tregun e lirë, konkurencën e ndershme në këtë treg, heqjen e çdo kontrolli që sjell barrë mbi biznesin, ndërtimin e institucioneve përgjegjëse.

Një qeveri që nuk e komandojnë zyrat juridike të oligarkëve por që i harton ligjet në shërbim të qytetarëve.

Mundësi për bizneset e vogla dhe jo rregullatorë dhe barriera për to në shërbim të bizneseve të mëdha, reformë e plotë zgjedhore që rregullon financimin e partive politike dhe transparencë në tenderat dhe koncesionet.

Shqipëria nuk ka më luksin të vuajë pasojat e keqqeverisjes së të paktëve ndaj shumicës. Ka ardhur koha që kumbarëve të korrupsionit t’u japim goditjen e merituar.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Trump është fajtor”, demokratët thirrje për shkarkimin e presidentit. Çfarë ndodhi në Senat

Demokratët nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së u kërkuan senatorëve republikanë, që t’i ndihmojnë ata në “mbrojtjen e demokracisë” duke...

Close