X

Kanabis, dhunë në familje, drejtim mjeti në gjendje të dehur, arrestohen tre persona në Durrës


Me kanabis në automjet, arrestohet i riu në Durrës, në pranga dhe një i dënuar

Një 24- vjeçar është arrestuar në Durrës pasi u kap me kanabis në automjetin e tij.

Personi me inicialet A.M, u kap me një sasi të vogël kanabisi prej 6.6 gram.

Po ashtu është arrestuar dhe një person tjetër i shpallur në kërkim për dhunë në familje. 55- vjeçari I.M, ishte dënuar nga Gjykata me 4 muaj burg por ishte në kërkim dhe tani pas arrestimit do të kryejë dënimin e caktuar.

Si dhe është ndaluar dhe një 28- vjeçar S.V, në Shijak për drejtim të automjetit në gjendje të dehur.

NJOFTIMI I POLICISË

Durrës,

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Si dhe ndalohet një 55-vjeçar, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje. Specialistët për hetimin e trafiqeve dhe narkotikëve në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasin: A. M., 24 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin të cilin ai drejtonte, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 6.6 gr. lëndë narkotikëve, e llojit cannabis sativa.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasin: I. V., 28 vjeç, banues në Shijak. Ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” në gjendje të dehur.

Gjithashtu specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin: I.M., 55 vjeç, banues në Durrës. Këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Dhuna në familje”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
FOTO/ Meta vlerëson njësinë izraelite të Shpëtimit Kombëtar me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”: Mundësia për të kthyer nderin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka takuar ushtarakët izraelitë, që ndihmuan Shqipërinë në ditët më të vështirë, pas tërmetit tragjik...

Close