X

Juventusi humb mbrojtësin, konfirmohet dëmtimi në gju i yllit që bleu Sarri


Juventusi të mërkurën mbrëma mposhti 3-1 Romën duke u kualifikuar në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Ronaldo, Bentancur dhe Bonucci shënuan golat e fitores për “Zonjën e Vjetër” dhe u duk se gjithçka po shkonte mirë, por Danilo pësoi një dëmtim në pjesën e parë.

Mbrojtësi i djathtë brazilian u detyrua t’i linte vendin shokut të skuadrës, Cuadrado. Për fatin e tij të keq, ai do të qëndrojë disa kohë pushim.

Lojtari i blerë nga Sarri në merkaton e verës i është nënshtruar testeve mjekësore dhe u zbulua se ka pësuar dëmtim në muskujt e kofshës së djathtë. Braziliani do të bëjë kontrolle të tjera për të përcaktuar kohën e rikuperimit dhe i bie të mungojë në të paktën tri ndeshje.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Ish-presidenti i Juves akuzon klubin: Higuain e Dybala mbetën aty se nuk arritën t’i shitnin

Xhovani Koboli Xhilji, ish-presidenti I Juventusit në vitet e “Calciopoli”, ka akuzuar drejtuesit aktualë se nuk kanë arritur të bëjnë...

Close