X

FOTO/ Meta vlerëson njësinë izraelite të Shpëtimit Kombëtar me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”: Mundësia për të kthyer nderin


Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka takuar ushtarakët izraelitë, që ndihmuan Shqipërinë në ditët më të vështirë, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Gjatë vizitës së tij në Izrael, Kreu i Shtetit Shqiptar nuk kanë lënë pa falënderuar forcat izraelite për kontributin e madh që iu dhanë shqiptarëve në operacionet e kërkim-shpëtimit, por edhe më tej, në procesin e vlerësimit të dëmeve të tërmetit.

Në një postim në faqen zyrtare në “Facebook”, Forcat Izraelite të Mbrojtjes kanë publikuar disa foto të takimit të Metës me ushtarakët.

“Ndërsa udhëheqësit botërorë mblidhen në Jerusalem për Forumin Botëror të Holokaustit, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, mori një moment për tu takuar dhe falënderuar ekipin e ushtarëve të IDF që erdhën në ndihmë të kombit të tij pas një tërmeti vdekjeprurës në nëntor të vitit të kaluar”, thuhet në mesazhin e Forcave Izraelite.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
VIDEO/ ‘Skifterët’ e ‘Ali Demit’ në aksion, momentet kur vjedhin “Benz-in” luksoz në garazh

Një tjetër rast vjedhjeje ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania. Siç shihet dhe në videon e dërguar nga një...

Close