X

Berisha: Rama është frikacak, do të ikte nëse rrethohej kryeministria

Duke deklaruar se edhe me marrëveshjen e re mes opozitës dhe qeverisë për reformën e re, nuk garantohen zgjedhje të lira, ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar në “Opinion” pse pranuan të ulen në një tryezë me maxhorancën.

“Opozita ta hartojë reformën zgjedhore dhe qeveria e firmos. Edi Rama për herë të parë në jetën e tij e tha këtë para një muaj apo dy muaj. Ai e ka refuzuar. Ai refuzonte një formulë të tillë dhe deklaronte që unë reformën zgjedhore do ta bëj me opozitën që është brenda. Unë i deklaroja që të ftohej ODIHR-i dhe të ulen palët. Edhe zyra e OSBE thoshte që ne nuk kemi mjete. Kjo u bë”, – tha Berisha.

“Rrëzohej apo jo Rama, kjo formë ishte etike, jo se kjo do bëjë zgjedhje të lira. Raporti i fundit i OHDIR-it shkatërroi përfundimisht zgjedhjet. Atëherë nëse opozita pas këtij raporti thotë që unë nuk ulem, opozita nuk vinte interesin e Shqipërisë përpara. Opozita është vetëm për zgjedhje.

Ka shumë vërejtje, ka 67 çështje për të adresuar. Ndaj opozita duhej të ulej, përndryshe dëshmonte se nuk e ka Shqipërinë të parën… Nëse opozita do të tregohej negativiste në këtë moment opozita do ta kishte shumë të vështirë ta justifikonte përpara shqiptarëve”, – tha më tej ish-kryeministri.

Po ashtu ai tregoi se si rrëzohej Edi Rama: “Shqiptarët nëse duan të rrëzojnë Edi Ramën shqiptarët duhet të përgatiten për një rezistencë në shesh. Është frikacak, është i pari që ia mbath nëse populli e rrethon”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Berisha: Këshilla që kam për Bashën dhe Kryemadhin, opozita fiton zgjedhjet nëse…

“Opozita nëse bëhen zgjedhje, që nesër të bëhen, i ka të fituara zgjedhjet”. Kështu mendon ish-kryeministri Sali Berisha, i cili...

Close