X

Vuante dënimin për vjedhje dhe dhunë, arratiset nga burgu i Kretës shqiptari, Policia në aksion për ta kapur

Një shqiptar është arratisur mesditën e sotme nga burgu Agias i Kretës gjatë kohës së punës. Policia ka filluar një operacion të gjerë për kapjen e tij por ende pa asnjë rezultat.

Bëhet fjalë për një të burgosur nga burgu i punës, ku është larguar nga vendi i punës në mesditën e sotme, ndërsa kryente punë bujqësore jashtë ambienteve të burgut. I burgosuri shqiptar u dënua me burg për vjedhje dhe dhunë.

Në një burg të kësaj natyre në Kretë vuan dënimin edhe i shumëpërfoluri shqiptar Klodian Lekocaj, si një nga kryemafiozet e mafies së burgjeve në Greqi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Blindohet” Saranda, FNSH dhe agjentët e Antidrogës kontrolle masive për kapjen e personave të rrezikshëm

Efektivë të maskuar të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, në bashkëpunim me agjentë të antidrogës, po ushtrojnë prej dy ditësh...

Close