X

Tallja me hetimet për “Unazën”, reagon Protoduari nga arresti shtëpiak: Vetëm unë përfundova në burg që protestova!

Pas lajmit të publikuar nga BIRN, se prokuroria e Tiranës ka “groposur” hetimet për Skandalin DH Albania, duke e përcjellë dosjen si një falsifikim të thjesht nga Avdjol Dobi, ka reaguar Dorian Protoduari, i arrestuar për shkak se mori pjesë në protestat e Astirit. Ironia është se Protoduari vijon të jetë në arrest shtëpie, vetëm se ka protestuar kundër shembjes së banesës së tij, ndërsa prokuroria nuk ka çuar në gjykatë asnjë zyrtar për këtë mega skandal, të denoncuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, më 6 dhjetor 2018.

Si ka mundësi që mund të ekzistojnë njerëz në këtë farë mënyre, po si mund të mbyllësh hetimet për këtë skandal ti moj zonjë dhe s’ke vënë njeri para drejtësisë. Kam 7 muaj me arrest shtëpie, pa bërë asnjë gjë moj, as nuk kam falsifikuar firmë dhe as kam hedhur firmë për dhënie tenderi, thjesht kam protestuar! O zot, çfarë mban në tokë, ishalla vuajtjet e fëmijëve të mi, që kanë një vit janë me trauma nga ky skandal, të dalçin te fëmijët e tu dhe mos e bëfshin pikën e hajrit“, shkruan Protoduari.

BIRN raporton se , “në janar 2019, Prokuroria e Tiranës premtoi hetime të plota mbi një numër zyrtarësh të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit si dhe mbi lidhjet e dyshuara me kompaninë Gener 2 të biznesmenit Bashkim Ulaj. Ajo kërkoi gjithashtu një masë arresti për Avdjol Dobin, duke i regjistruar hetimet fillimisht për tre vepra penale; “falsifikimi i dokumenteve”, “mashtrim” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”. Një vit më pas, Prokuroria e Tiranës dështoi të ngrinte akuzë mbi ndonjë zyrtar publik, ndërkohë që i rrudhi akuzat edhe për të pandehurin e vetëm të kësaj çështjeje, Avdjol Dobin“.

/TPZ.al/

VIDEO – Investimi i TPZ për DH Albania (6 dhjetor 2018)

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Dramë në “Selman Stërmasi”, Tirana thyen Bylisin mes polemikave për arbitrimin

Dramë në “Selman Stërmasi”. Tirana ka mposhtur me rezutlatin 2-1 Bylisin, falë golit të realizuar nga Majkëll Ngo në minutën...

Close