X

Publikohet video, kryebashkiaku i Bulqizës filmohet duke pirë kokainë në një ambient publik

Nuk kanë fund skandalet me kryebashkiakët e zgjedhur nga Edi Rama. Këtë herë bëhet fjalë për një kryebashkiak që konsumon kokainë në ambiente publike.

Gazetari i Abc News, Artan Hoxha, ka publikuar videon e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla duke thithur kokainë në një ambient publik, me gjasë një lokal.

Lefter Alla, u kandidua nga Edi Rama për kryebashkiak në Bulqizë, në zgjedhjet moniste të 30 Qershorit. Slogani i fushatës ishte “Lefte Alla, për Bulqizën që duam!”.

Gazetari Hoxha tha se pamjet janë kapur nga kamera e sigurisë dhe momenti është fiksuar disa kohë më parë.

“Kemi të bëjmë me një rast që është shumë i rëndë. Kjo konfirmon akuzat e PD që kërkoi të fusë me ligj testin për narkotikët për funksionarët e lartë. Është një rast që përbën problem. Kemi të bëjmë me njerëz që janë zgjedhur me votën e qytetarëve dhe marrin vendime për të mirën e qytetarëve. Për mirëadminstrimin e zonës. Problematika tjetër është se si është e mundur që këta persona i shpëtojnë filtrit të përzgjedhjes nga ata që i kandidojnë”, u shpreh Hoxha.

VIDEO: Kryebashkiaku merr drogë në lokal

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
LAJM I FUNDIT/”Kërcënim me jetë”, Artan Hoxha thirrje policisë: Nëse ndodh gjë në Dibër, do të ketë pasoja, presion që videoja e kryebashkiakut të mos dilte

Gazetari Artan Hoxha ka denoncuar se është kërcënuar ai dhe njerëz pranë tij për të mos publikuar videon ku kryebashkiaku...

Close