X

Prokuroria “gropos” skandalin DH Albania. Balliu: Tallje e pafytyrë

Prokuroria e Tiranës mbylli pa zhurmë hetimin për skandalin e falsifikimit të tenderit të Unazës së Re dhe dërgoi në gjykatë si të pandehur të vetëm Avdjol Dobin, përfaqësuesin në arrati të kompanisë DH Albania.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, mbështetës i banorëve tek Astiri. Përmes një postimi në facebook, ai thotë se:

“Prokuroria merret vetëm me një recepsionist. Asnjë zyrtar i hetuar, asnjë zyrtar i arrestuar, asnjë njeri në burg për mega aferën tek Unaza, por vetëm banorët që protestuan për të drejtat e tyre përfunduan në qeli”.

Postimi i plotë

TALLJE E PAFYTYRË ME HETIMET TEK UNAZA E RE

U vodhën 40 milion euro me një projekt që nuk ekziston. Një projekt ku të gjithë zyrtarët e lartë janë kapur në falsifikim. Duke filluar me falsifikime në Ministri, në ARRSH dhe çdo segment i qeverisë. Ndërkohë Prokuroria merret vetëm me një recepsionist. Asnjë zyrtar i hetuar, asnjë zyrtar i arrestuar, asnjë njeri në burg për mega aferën tek Unaza, por vetëm banorët që protestuan për të drejtat e tyre përfunduan në qeli.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Erisa Xhixho për videon e Lefter Allës: Shokuese, reagimi duhet i menjëhershëm

Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho, e ka cilësuar si shokuese videon e kryebashkiakut të Bulqizës, LefterAlla duke konsumuar lëndë narkotike....

Close