X

“Kryebashkiaku i Bulqizës pi kokainë”/ Manjani: Qeveria ta shkarkojë në sekondë. Do të shërbejë me fytyrën e mallit?

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se, videoja ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, pi kokainë është shokues.

Manjani u shpreh se, Alla duhet të shkarkohet në sekondë, kurse ka shtuar se ai nuk mund të shërbejë më me këtë fytyrë, me “surratin e mallit”.

“Lefter Alla nuk mund të jetë më kryetar bashkie dhe të kuptojë situatën. Qeveria duhet ta shkarkojë në sekondë. Ligjërisht është diskutim tjetër, por nga ana morale nuk mund të jetë më në krye të Bashkisë Bulqizë. Nuk di nëse ka shkelje ligjore apo jo, por është video shokuese. Një kryebashkiak nuk mund ta bëjë detyrën duke qenë nën efekt droge.

Është element që e bën të pamundur kryerjen e detyrës. Qeveria sheh një kryebashkiak që ka probleme dhe duhet shkarkuar. Të jetë për mua, edhe kryetari i Bashkisë Lushnjë duhej shkarkuar. Këto janë gjëra të rëndë për jetën publike. Ka ca kode etike e morale. Detyra morale kërkon fytyrë, kërkon surrat. Me çfarë fytyre do shërbesh me fytyrën e mallit apo që të kanë hedhur bombë në zyrë?”, tha Manjani.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Tërmeti i fuqishëm “shkund” Turqinë, panik i madh te qytetarët, ja sa ishte magnituda

Një tërmet i fortë ka goditur këtë mbrëmje Turqinë. Tërmeti ka qenë me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter, me epiqendër...

Close