X

E ëma ushtronte dhunë kafshërore ndaj së bijës/ Njerku: Drejtësia shkoi në vend, fëmijët u sistemuan

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së hënës dhunën “kafshërore” ndaj një vajze vetëm 13-vjeçare. Autori nuk ishte i panjohur për të miturën, por vetë nëna e saj. Me zë dhe figurë, emisioni investigativ faktoi se nëna e dhunon sistematikisht vajzën për arsye të ndryshme.

Vajza 13-vjeçare e dhunuar sistematikisht nga nëna e saj është strehuar te të afërmit në një qytet tjetër.

Dy ditë pas transmetimit të këtij skandali, institucionet shtetërore kanë sistemuar vajzën e mitur. Bashkë me të, do të qëndrojë edhe vëllai i saj 5-vjeçar.

Dhuna në familje u hetua edhe nga Prokuroria e Sarandës.

Dhuna e së ëmës ndaj të bijës u denoncua nga bashkëjetuesi i saj, i cili tha se tashmë drejtësia u vu në vend dhe se fëmijët janë sistemuar.

“Pas denoncimit tim në emisionin tuaj për problemin familjarë, drejtësia u vu në vend. bashkëjetuesja do të përballet me ligjin dhe do të vuaj pasoja t e veprimeve të saj karshi meje, karshi vajzës, karshi djalit. Fëmijët tani janë të sigurt, të qetë ashtu siç dëshironin të ishin bashkë dhe unë pranova që të jenë bashkë, nën kontrollin e organeve kompetente. Drejtësia besoj se do të flasë ashtu siç i takon fjalës drejtësi. Dua të falënderoj gjithë stafin tuaj dhe nuk do të le pa përmendur korrektësinë e organeve kompetente. Faleminderit të gjithëve”, u shpreh ai.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME
Video e kryebashkiakut/ Artan Hoxha: Politikanë dhe kriminelë më ofruan para dhe më kërcënuan, që të heshtja!

Gazetari Artan Hoxha, i cili publikoi ditën e sotme videon e kryebashkiakut Lefter Alla, duke pretenduar se ai po konsumon...

Close