X

Dramë në “Selman Stërmasi”, Tirana thyen Bylisin mes polemikave për arbitrimin

Dramë në “Selman Stërmasi”. Tirana ka mposhtur me rezutlatin 2-1 Bylisin, falë golit të realizuar nga Majkëll Ngo në minutën e 96-të.

Ky gol ka tërbuar stafin dhe lojtarët e ballshiotë, të cilët nuk pajtohen me vendimin e gjyqtarit Enea Jorgji. Për sa i përket ndeshjes. Bardheblutë kaluan të parët në avantazh në minutën e 19-të, falë golit të Kale, ndërkohë që Hidi barazoi shifrat në minutën e 65-të, nga pika e bardhë e penalltisë.

Bylisi mbeti me 10 lojtarë në minutën e 74-t, teksa Mëllugja u ndëshkua me karton të kuq. Kur u mendua që ndeshja do të përfundonte në barazim, Ngo realizoi në frymën e fundit, pas një rrëmuje brenda zonës, duke i dhënë 3 pikë të arta bardhebluve.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Mijëra grekë protestojnë për çështjen e emigrantëve

Banorët e ishujve grekë, ku gjendet një numër i madh i refugjatëve nga Lindja e Mesme, kanë protestuar kundër planeve...

Close