X

“Blindohet” Saranda, FNSH dhe agjentët e Antidrogës kontrolle masive për kapjen e personave të rrezikshëm

Efektivë të maskuar të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, në bashkëpunim me agjentë të antidrogës, po ushtrojnë prej dy ditësh kontrolle në qytetin e Sarandës.

Forcat e FNSH-së kanë “blinduar” gjithë Sarandën dhe po kryejnë kontrolle në akset kyçe të qytetit bregdetar në mjete të ndryshme për armë dhe drogë, për kapjen e personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, si dhe personave përdorues e trafikantë droge.

Po ushtrohen kontrolle në vendin e quajtur “Rrethi i Spitalit”, ku po kontrollohen imtësisht një numër i madh mjetesh.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
E ëma ushtronte dhunë kafshërore ndaj së bijës/ Njerku: Drejtësia shkoi në vend, fëmijët u sistemuan

"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së hënës dhunën “kafshërore” ndaj një vajze vetëm 13-vjeçare. Autori nuk ishte i panjohur për...

Close