X

Vllaznia nuk njeh hapa fals me Flamurtarin, vlonjatë gjendje kritike

Vllaznia ia ka dalë ta nisë me këmbë të mbarë vitin teksa kanë mposhtur në shtëpi me rezultatin e pastër 2-0 Flamurtarin. Shkodranët e kishin ndeshjen gjatë gjithë kohës në kontroll duke dominuar vlonjatët. Mirëpo, për të zhbllokuar takimin iu desh një penallti në minutën e 37-të. Nga 11 metrat, kapiteni Lika nuk fali dhe ia doli të fitonte duelin me portierin Moçka.

Kuqezinjtë u munduan të reagonin në pjesën e mbetur, teksa një mundësi e artë u shfaq për Harunin në minutën e 44, megjithatë portieri Sherri neutralizoi rrezikun. Sa i përket fraksionit të dytë, shkodranët u kujdesën të menaxhonin avantazhin, ndërsa Flamurtari herë pas herë lëshonte ndonjë shkëndije se nuk ishte dorëzuar. Megjithatë, trajneri Jonuz luajti kartën fituese. Tekniku aktivizoi brazilianin Hygor që u rikthye pas disa muajve mungesë.

Hygor u prit me ovacione nga shkallët e stadiumit dhe në fakt ia shpërbleu gëzimin tifozëve, teksa në minutën e 82 realizoi një perlë me roveshatë. Pas këtij momenti nuk pati histori dhe Vllaznia mori tri pikë të arta, ndërsa tashmë ngjitet në vendin e gjashtë. Ndërkohë, Flamurtari zhytet gjithnjë e më shumë në fund të tabelës dhe situata është kritike.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
14 vite nga vdekja e Ibrahim Rugovës, Berisha e krahason me Gandin: Ariktekt i Kosovës së pavarur, por sot jemi përballë tradhëtisë së dytë…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar Presidentin e Parë të Kosovës, Ibrahim Rugovën në 14- vjetorin e vdekjes së tij. Ai...

Close