X

Pamje të rënda, gruaja qëllohet për vdekje teksa po flimohej live nga mikesha e saj, momenti i tmerrshëm shokon SHBA-të

Një video rrëqethëse po trondit rrjetet, teksa një grua, që shfaqet e qeshur para kameras, qëllohet befas me armë nga një person, që po lëvizte me makinë. Momenti i tmerrshëm është transmetuar live në Facebook nga mikesha e gruas.

Videoja e filmuar nga mikesha e saj shfaq viktimën, duke ecur nëpër rrugët e Chattanooga në Tennessee. Por, ajo çfarë nuk dihet është data e këtij incidenti që ka shokuar SHBA-të.

Gjithçka dukej në rregull në fillim, ku viktima tregon fytyrën dhe bërtet, “kjo është shtëpia ime”. Por, gjithçka ndryshon kur e kthen kokën pas, dhe një person që ishte brenda veturës e qëllon me tre plumba.

Nga frika se mund ta pësojë me jetë, autorja e videos fillon të vrapojë në një zonë më të sigurtë, e viktima shihet duke qëndruar e shtrirë në rrugë e mbuluar në gjak.

Nuk dihet nëse viktima e këtij sulmi të pamëshirshëm ka shpëtuar, por ajo çfarë u ka bërë më shumë përshtypje të gjithëve që e kanë parë videon, është gjakftohtësia e saj.


* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA
Sot nis procesi kundër Trump, Senati Amerikan mblidhet për të dëgjuar argumentet

Senati amerikan pritet sot të dëgjojë argumentet pro dhe kundër shkarkimit të presidentit Donald Trump. Senati amerikan hap sot seancën...

Close