X

Më shumë se 700 mijë euro, Ermal Mamaqi zbardh shifrën që shpenzoi për filmin “I love Tropoja”: Ishin lentet e shtrenjta


Ermal Mamaqi së shpejti nxjerr në treg, filmin e tij të dytë “I Love Tropoja”.

I ftuar në “Wake Up”, aktori i humorit ka rrëfyer se ky film ka kushtuar gati 3-fishin e çmimit të filmit “Dy gisht mjaltë”.

“Filmi ka kushtuar mbi 700 mijë euro,”- tha Ermal Mamaqi, duke shpjeguar se ky çmim i lartë vjen si pasojë e cilësisë së përdorur. Sipas aktorit, janë përdorur aparaturat e nivelit të fundit, dhe madje lentet e përdorura në kamerat e filmit “I Love Tropoja”, janë të njëjtat me ato që janë përdorur për realizimin e filmit hollivudian “Fast & Furios 8”.

Rreth një vit më parë, gjatë një interviste pas publikimit të filmit të tij të parë, “Dy gisht mjaltë”, aktori i ftuar në emisionin e pasdites, tek Rudina Magjistari deklaroi: “Ky film ka kushtuar rreth 250 mijë Euro, një financim i pavarur.

Kjo është eksperienca ime e parë si producent dhe tani që mësova mendoj se mund ta kishim bërë edhe më lirë. Ndonjëherë këto buxhetet e fryra nuk merren vesh që janë bërë dhe duken si Lekë të harxhuara kot”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Robert Berisha pushime me familjen e Norës! Ulur përkrah këngëtares, plas humori me Era Istrefin

Prej kohësh deklaruan se janë të ndarë, por faktet flasin ndryshe. Robert Berisha dhe Nora Istrefi kanë kaluar pushimet së...

Close