X

Komisioni i Venecias vjen në Shqipëri në 13-14 shkurt

Përfaqësuesit e Komisionit të Venecias do të mbërrijnë në Shqipëri me 13-14 shkurt.

Mësohet se në axhendë janë takimet me Presidentin Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit, komisionin hetimor, avokatin e popullit, opozitën jashtëparlamentare dhe OJF.

Komisioni i Venecias do të shqyrtojë përplasjen për Gjykatën Kushtetuese mes mazhorancës dhe Presidentit Ilir Meta.

Komisioni hetimor kërkon një opinion nga Venecia për emërimin e Marsida Xhaferllarit prej presidentit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Ekspertët do të duhet të japin mendim nëse Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën duke mos e thirrur Arta Vorpsin për betim dhe cili është mekanizmi që mund të përdoret kur Kreu i Shtetit nuk zhvillon ceremoninë e betimit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Banorët kthehen në shtëpitë e dëmtuara nga termeti në Tiranë, nuk kanë marrë bonusin

Banorët në rrugën "Myslym Keta" në Tiranë vijojnë të jetojnë në shtëpitë e tyre të dëmtuara nga tërmeti. Mungesa e...

Close