X

Emiljano Shullazi mbetet në burg, Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon kërkesën për rivlerësim të masës

Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon kërkesën e grupit ‘Shullazi’ për të shuar masën e sigurisë. Në kushtet kur gjykata e Krimeve të Renda, e cila solli ngritjen e Gjykatës Kundër Krimit dhe Korrupsonit të Organizuar, Emiljano Shullazi e grupi i tij kërkuan një ditë më parë rivlerësimin e masës së sigurisë.

Në seancën e sotme gjyqësore, Këshilli i Lartë Gjyqësor, depozitoi një shkresë ku legjitimon gjyqtarët Artur Kalaja, Etleva Temo dhe Albana Boksi për të gjykuar procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë.

Një ditë më parë, përmes avokatëve mbrojtës Emiljano Shullazi paraqiti kërkesën për rivlerësim të masës së sigurisë, me argumentin se Gjykata e Posaçme duhet t’i konfirmonte masat në momentin që ndryshoi statusin brenda një afati 10 ditor.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Plagosi mjekun në Tiranë, por merr 15 000 euro nga Gjykata Europiane

Sulmi me thikë ndaj mjekut të njohur Ali Refatllari në vitin 2008 bëri bujë në opinionin publik jo vetëm për...

Close