X

Dy ton kokainë drejt Belgjikës, arrestohet në Peru boksieri kosovar


Boksieri kosovar, David Cufaj është arrestuar në qytetin peruan të Qaloyo me katër të dyshuar të tjerë.

Ai u dënua me 17 vjet burg nga gjykata. Policia peruane e identifikoi boksierin si financierin, koordinatorin dhe mbikëqyrësin e një dërgese me 2 ton kokainë, me vlerë prej 174 milionë dollarë.

Destinacioni i kokainës ishte Belgjika, lidhja e Cufajt u provua pasi, organizata e tij përfshinte edhe disa peruan të tjerë.

Sipas disa informacioneve, Cufajn në botën e drogës e ka tërhequr shoku i tij nga Sarajeva, Smail Shikala, i cili në janarin e vitit 2017-të dëshironte të transferonte një ton e gjysmë kokainë nga Peruja për në Bosnje e Hercegovinë.

Trafikanti i drogës, ishte një i arratisur dhe për të kishte një urdhër arresti ndërkombëtar të kërkuar nga gjyqtarja Zaida Catalina Pérez Escalante. Ai kishte lindur në Kosovë, por ishte rritur në Sarajevë, ndërsa për disa vite ishte transferuar në Peru.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, BALLKAN, LAJME
FOTO/ Aksidenti me pesë të plagosur në Pogradec, një prej shoferëve rëndë, niset për trajtim tek ‘Trauma’

Të tjera detaje dalin në dritë nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmë në Pogradec, ku si pasojë e përplasjes...

Close